Kanë qendruar të përqafuar për shumë minuta, duke u përlotur para kamerave të BBVip Luizi dhe nëna e tij, e ardhura nga SHBA për të surprizuar të birin.
Nuk kanë munguar as batutat nënë e bir por edhe porositë e Angjelinës për Luizin, djalin e vet, që e quajti edhe publikisht “drita e syve”. Angjelina i ka kërkuar që këtë javë, Luizi të bëjë vetëm humor.
Nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe reagimi i Kiarës, nuses së ardhshme të Luizit. “Momenti më i bukur i këtij Big Brother”, shkruan Kiara në Instagramin e tij, duke publikuar një zemër mbi foton e përqafimit të Luizit të saj me nënën e vet.
Pavarësisht se e ka frenuar në përgjigje të pyetjes “a e ke takuar Kiarën?”, duke i thënë “mos fol se është informacion nga jashtë”, Angjelina i ka lënë të kuptohet Luizit se takimi ka ndodhur.