Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anuluar axhendën e ditës së sotme të fushatës elektorale në qytetin e Fierit. Mësohet se vendimi i Bashës ka ardhur në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të parakohshme të socialistit Bashkim Fino, i cili gjithashtu ishte deputeti i qarkut të Fierit.
Mëhet e ditur se kryedemokrati, i cili do të zhvillonte një takim elektoral në Fier këtë të hënë, është kthyer nga rruga duke e anuluar aktivitetin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
Gjithashtu, kryetari i Partisë Demokratike të Fierit Luan Baçi, në një postim në rrjetet sociale shkruan se sot, do të respektohet dita e zisë kombëtare në nder të deputetit Bashkim Fino.
Kujtojmë që më herët edhe kryeministri Edi Rama njoftoi anulimin e fushatës elektorale të PS-së këtë të hënë ndërsa më vonë Qeveria e shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare në nder të deputetit të ndjerë, që humbi jetën pas betejës me koronavirusin.