Kryetari i PD-se Lulzim Basha, i shoqeruar nga bashkeshortja dhe drejtues te tjere te opozites, ka qene ne varrezat e deshmoreve te Kombit, ku ka bere homazhe me rastin e Dites se Pavaresise. Ai ka postuar edhe disa foto, te shoqeruara me fjalet: “28 Nëntori është dita që na bashkon si komb dhe na kujton çmimin e lartë të lirisë! Beteja jonë është për Shqipërinë europiane dhe demokratike.”. Sic dihet, prej vitesh e majta dhe e djathta jane te ndare per 28- 29 nentorin. Festa e Clirimit te vendit, nuk konsiderohet 29 nentori sipas te djathtes, por 28 nentori dhe pse ne Kushtetute jane te perfshira te dy datat.