Një ditë pas fitores së zgjedhjeve në Partinë Demokratike përballë Gjergji Hanit, Lulzim Basha ka mbledhur dy prej forumeve më të rëndësishme të PD-së, Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve.
Kryetari i PD i propozoi Kryesisë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, propozim i cili u pranua.
Gjithashtu mësohet se në agjendën e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit do të jenë ndryshimet statutore, vendimet organizative dhe miratimi i aksionit politik të PD-së.
Kujtojmë se zgjedhjet e ditës së djeshme për kryetar të PD-së u kundërshtuan nga Këshilli Kombëtar i mbledhur 4 ditë më parë me kërkesë të Gazment Bardhit, i cili i shpalli të pavlefshme dhe në kundërshtim me Statutin.
Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:
-Ndryshime statutore;
-Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
-Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.