Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh anti-drogë në rrethinat e Athinës. Gjatë këtij operacioni është zbuluar një magazinë droge dhe janë vënë në pranga 5 persona, 3 prej tyre shtetas shqiptar. Sipas mediave greke në një magazinë në Aspropirgo të Athinës janë sekuestruar 23 kg heroinë; 38.8 gram marijuanë; 16.5 kg përzierës; 1 karabinë dhe 525 euro. Mësohet se droga magazinohej në Athinë dhe shitej në Selanik, Patra dhe Larisa. Për sa i përket të arrestuarve ata janë dy meshkuj shqiptarë 27 dhe 45 vjeç, një femër shqiptare 39 vjeçe dhe dy grekë 19 dhe 41 vjeç. /balkanweb/