Një gazetare e njohur daneze është gjetur e masakruar në një pellg në Kopenhagë, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. Vrasësi i saj dyshohet të jetë një ndërmarrëz danez i identifikuar si Peter Madsen, i cili kishte thënë në polici se ajo ka vdekur gjatë kohës që ishte në nëndetësen e tij.46-vjeçari kishte thënë më parë se ajo kishte zbritur e gjallë kur ndaloi në Kopenhagë, por në pak kohë ka ndryshuar deklaratën e tij.
Për herë të fundit, gazetarja Wall ishte parë në nëndetësen e tij UC3 Nautilus, e ndërtuar prej biznesmenit. Wall ishte gazetare suedeze e cila jetonte midis Nju Jork-ut dhe në Kinë, dhe kishte raportuar për New York Times, Guardian, Time dhe Wise. Në nëndetësen e Madsen’it kishte shkuar në mënyrë që të shkruajë një tregim për një ndërmarrës dhe pronarin të një nga nëndetëseve më të mëdha private në botë, të gjatë 18 metra, në të cilën kishte financuar së paku 200.000 dollarë. Ende nuk dihet e qartë se pse Kim është vrarë në atë mënyrë të tmerrshme, e gjetur pa këmbë, duar e kokë… /joq.al/