Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Kukës, ku një kamion ka rënë nga Ura e Kolshit, ndërkohë që ende nuk dihet fati i shoferit.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ferit Lleshi, rreth 37 vjeç. Të njëjtat burime thanë se mjeti ka dalë nga rruga e për pasojë ka rënë në liqen, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë polumbarët e RENEA-s, si dhe shërbimet e Policisë. Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.