Një ngjarje tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Kavajë, me pasojë vdekjen e dy personave. Aksidenti i rëndë ka ndodhur te ‘Mali i Robit’, ku kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, mes tyre një fëmijë, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga informacionet e para, dyshohet që një makinë ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara njerëzit. Ende nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen e rëndë.