Një aksident i rende ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier, me pasojë humbjene jetës së dy personave. Nga të dhënat e para, mësohet që trupat e viktimave kanë mbetur brenda makinës. Më pas, policia dhe zjarrëfikësja i kanë nxjerrë.
“Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar”, njofton policia.
Ndërkohë, janë identifikuar edhe dy personat që humbën jetën. Ata janë Ndue dhe Pashkë Preçi, nga fshati Shtyllas. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.