Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Raportohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Papërr, kur një automjet tip autoveture është përplasur me një motorcikletë. Mësohet paraprakisht për një të plagosur rëndë. I plagosur drejtuesi i automjetit, i cili ka pësuar fraktura në këmbë.