Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidentit. Ngjarja ndodhi në rrugën Lezhë-Shkodër, në lagjen e ish- Frutores dhe sipas informacioneve paraprake makina doli nga rruga.
Mësohet se mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe dy personat janë në gjendje të rëndë.
Të plagosurit ndodhen ne spitalin rajonal të Lezhës.
Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te këtij aksidenti.