Katër civilë dhe një polic kanë ngelur të plagosur gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Edmonton të Kanadasë, pasi u përplasën nga një automjet. Policia raportoi se ka arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë lidhje me sulmin, i cilësuar si akt terrorist.
Dëshmitarët kanë parë se një automjet me shpejtësi të lartë përplasi barrierat në anë të rrugës dhe ka plagosur një polic, që ishte në shërbim, i cili më pas është goditur disa herë më thikë nga një 30 vjeçar i cili u identifikua dhe u arrestua nga policia.
Sipas policisë kanadeze, i njëjti person pasi çau me forcë një postbllok policie u fut mes një turme duke lënë të plagosur të paktën 4 persona.