Drejtoria Vendore e Policise Tirane njofton: Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.GJ, vjeç 41, banues në Plavë, Mal i Zi, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit kompjuterik, ka transferuar nje sasi eurosh drejt një llogarie bankare në Malin e zi, të destinuara për një blerje online, nga ana e shtetasit E.Ç., vjeç 37, banues në Tiranë.