Një e moshuar 79 vjeçare është regjistruar në Malësinë e Madhe si jeta e parë e humbur në betejën me Covid-19. Gruaja ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve shendetësore nga korona virusi, ndërsa mësohet se nuk ka patur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ndërkohë, bëhet me dije se personi i parë i infektuar nga Covid-19 në Vrakë të Malësisë së Madhe pak kohë më parë, tashmë është shëruar. Pavarësisht se nuk ka përhapje në masë të pandemisë në këtë bashki, autoritetet shendetësore përsërisin thirrjen për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat antiCovid-19.