Mali i Zi konsiderohet ndër vendet me numrin më të madh të infektimeve në Evropë, kësisoj me rritjen e shifrave nga sot hyjnë në fuqi masa të reja shtrënguese për të penguar përhapjen e shpejtë të virusit.
Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka njoftuar që kanë vendosur që nga sot të futen në “lock down” disa qytete. Bëhet fjalë për qytetet Podgoricë, Nikshiq, Cetinjë, Ulqin , Herceg Novi dhe Plluzhinë të hyjnë në fuqi masa të rrepta që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së infektimit me COVID-19.
Do ndalohet komunikacioni ndërmjet qyteteve, mbyllje të bareve, kafeneve dhe restoranteve. Pa ashtu ndalohen vizitat në parqe, në ambientet për argëtimin e fëmijëve, vendeve për sport.
Njerëzve për punë do t’u kërkohet verifikim i lëshuar nga punëdhënësit, ndërsa të sëmurët lëvizjet e tyre duhet t’i dokumentojnë me raportet e lëshuara nga mjeku.