Mali i Zi ka lehtësuar masat anti-COVID. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se nga sot qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi.
Atyre nuk do u kërkohen të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi të lidhur me COVID.
Njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka lehtësuar masat anticovid për hyrjet në vend.
Nga sot, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid19.