Eugent Bushpepa ka ndezur skenën e Festivalit Europian në Lisbonë me këngën “Mall”. Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, i cili performoi i treti në radhë, dhuroi një interpretim mbresëlënës.
Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli, dhe vokalistet Erinda Agolli dhe Greta Radovani.
Ndërkohë edhe ambasada e SHBA në Tiranë i ka uruar suksese këngëtarit shqiptar.
“Suksese këngëtarit ?? Eugent Bushpepa në mbrëmjen e sotme të Eurovision!”- shkruan Ambasada e SHBA në Facebook.