Ashtu siç kishte paralajmëruar një muaj më parë ShkodraWeb, një zonjë pritet të ulet në karrigen e kryerit të Këshillit të Qarkut Shkodër. Bëhet fjalë për Marina Duhani, këshilltare e PSD- së në Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe e zgjedhur anëtare e Këshillit të Qarkut Shkodër me 19 qershor 2023.
Bëhet me dije si emri i Duhanit është rrjedhojë e një marrëveshjeje politike në mes PS- së dhe PSD- së dhe në mbledhjen e parë, planifikuar për ditën e neserme, 18 korrik 2023, do të zyrtarizohet edhe zgjedhja.
Gjetja e kompromisit mes dy aleatëve jozyrtarë politikë në Qarkun e Shkodrës, solli edhe shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës para më shumë se një muaji. PSD ka këmbëngulur në marrjen e këtij posti, nisur edhe nga fakti se në nivel qarku, kjo forcë politike ka siguruar numrin më të madh të këshilltarëve, 37, ose një më shumë se PS- ja.
Marina Duhani është e diplomuar në një universitet të Spanjë për tregti ndërkombëtare, ndërsa ka eksperienca me disa orgaizata rë ndryshme. Pritet të shihet se çfarë është vendosur për nënkryetarin apo nënkryetarët e Këshillit të Qarkut Shkodër teksa me gjasë, Edita Shoshi do të vijojë të jetë sekretare.
Këshilli i Qarkut Shkodër drejtohet aktualisht nga Hilmi Lakti si kryetar dhe Lulzim Zaraj si nënkryetar. /ShkodraWeb/