Marionetat e Edi Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës po provokojnë një konflikt institucional me Bashkinë e Shkodrës. Pas aktit të paligjshëm të rritjes me 43% të cmimit të trajtimit të mbetjeve, landfilli i Bushatit mbyllet për mjetet e pastrimit të Bashkisë Shkodër. Sic shihet nga fotot, mjetet e pastrimit nuk janë lejuar të hyjnë në landfill. Ky është një presion politik dhe joligjor që po bëhet për të firmosur një kontratë të re korruptive me cmim të rritur, sipas një vendimi të paligjshëm.
Pse heshtin institucionet qendrore që janë vënë në dijeni të veprimeve të paligjshme të Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës? Pse po provokohet qëllimshëm një përplasje institucionale e dy bashkive? Kujt i intereson tensionimi i situatës 3 muaj para zgjedhjeve? Cfarë afere korruptive fshihet pas gjithë kësaj?
Rritja e cmimit të trajtimit të mbetjeve do thotë rritje cmimi e taksës së pastrimit për cdo qytetar dhe biznes të Shkodrës, të djathtë a të majtë! Nën heshtjen e autoriteteve qendrore e për turp edhe të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, kjo tarifë e shtuar po tentohet të imponohet me forcë e në mënyrë të jashtëligjshme! U bëj thirrje institucioneve qendrore të reagojnë sa më parë e të ndalin këtë paligjshmëri që krijon tension të panevojshëm institucional 3 muaj para zgjedhjeve. /Nga Bardh SPAHIA/