Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri pasi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit. Duke qënë se mandati i tij mbetet bosh, Elda Hoti vjen në parlament në vend të Mark Markut.
Pritet që vendin e Markut ta marrë Elda Hoti si më shumë e votuara në listën e deputetëve e cila erdhi në listë si pjesë e koalicionit të PD, si kandidate e Partisë Republikane. Ajo renditej e 5 në listë me 2733 vota, duke mos u bërë dot pjesë e listës fituese nga zgjedhjet e 25 prillit,
Hoti ka qenë në Kuvendin aktual si deputete e “opozitës së re”, duke plotësuar mandatin e dorëzuar nga Viktor Tushaj si deputet i LSI- së.