Mbledhja informale e qeverise “Rama 2” ne Velipoje ishte nje shans i mire per Shkodren. Tanime qe ajo ka perfunduar, mund te thuhet se ishte nje mundesi e humbur per metropolin e Veriut. Takimi i zhvilluar ne territorin e ri te zgjeruar te Bashkise Shkoder qe qeveriset nga Voltana Ademi e PD, u zhvillua vetem pak kilometer nga qyteti me te njejtin emer, bastion kundershtar i PS-se e Rames. Per hir te realitetit, kryebashkiakja “rebele” ndaj qeverise se majte, e hodhi hapin e para drejt nje bashkepunimi te mundshem. Per arsyet qe e bene Voltana Ademin ti drejtohet me urimin “suksese” qeverise e Rames, nuk mund te aludohet por qytetarja e pare e Shkodres, edhe pse zonje, “theu akullin” e para publikisht ne Facebook. Kjo ishte nje mundesi e mire per Ramen, te hidhte hapin e dyte. Por mbase i vetekenaqur, shefi i qeverise projektet qe te pakten si tituj ja parashtroi Ademi, i konsideroi “deshira” duke i thene te sjelle projekte. Pervec mundesise per te “shkrire akujt” me Ademin, duke e bere qe edhe te “prishet” me redikalet brenda PD-se me kete rast, kishte mundesine te realizonte nje afrim me te madh me Shkodren por edhe ti jepte “krahe” Senida Mesit, qofte edhe ne kuader te amplifikimit te saj si nje kandidate e mundshme per Bashkine ne 2019. Edi Rama kishte tere mundesine te ftonte Ademin per nje kafe ne Velipoje. Ose, te caktonte zevendesen e tij Mesi per te pire nje kafe, pse jo publike si ne mes dy bashkeqytetareve por edhe pjese e qe verisjes vendore 2 vitet e fundit. Rama nuk beri as njeren, as tjetren. Te pakten publikisht sepse ne politike njohen edhe “kafet e fshehta”. Edhe pas takimit 2 ditor ne Velipoje, vetem 2 dite nga mbledhja e Parlamentit te ri, Rama dhe Ademi duket se nuk po perpiqen te ndertojne “ura” komunikimi publik. Ne fakt, ne kete rast, duhej qe kryeministri te jepte nje shenje pas urimit publik te Ademit. Te lodhesh te mendosh se cila ka qene arsyeja e ketij “refuzimi: te kryeministrit per te ulur tonet e polemikes me Ademin, eshte si te kerkosh gjilperen ne kashte. Por duhet pranuar, se ne cdo rrethane, e humbura eshte Shkodra. Politikisht tek te paangazhuarit por edhe te majtet, pas takimit te Velipojes, teorikisht Ademi “ka fituar pike”. Ndersa tek te djathtit, sic po degjojme edhe keto oret e fundit pas urimit ne Facebook, Ademi mund te kete krijuar pakenaqesi.