Për të penguar marrëveshjen Shqipëri – Greqi për detin, shoqëria civile do të ndërmarrë nismën për ndryshimet ligjore që i hapin rrugë referendumit për këtë çeshtje.
Me këto fjalë ju drejtua të rinjve por edhe qytetareve të Shkodres aktivisti i shoqërise civile Aulon Kalaja, në protesten e organizuar nga forumi rinor i partise demokratike kundër kësaj marreveshje. Ai tha se 3 kërkesat që ju bënë kryeministrisë për të zbardhur takimet mes dy ministrave të jashtëm, u injoruan.
Me pankarta në duar të rinjtë ironizuan ministrit e jashtëm Bushati dhe kryeministrin Rama, ndërsa thanë se pas detit me Greqinë, radhën do ta ketë liqeni i Shkodres, pasuri e përbashkët ujore me Malin e Zi.
Protestat do të shtrihen në qytetet kryesore të vendit, ndërsa ra në sy ashtu si edhe më parë, që qytetarët janë indiferent ndaj të tilla organizimeve.