Eshte mësuar se përpara prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Premçi, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mohuar të gjitha akuzat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt. E vetmja lidhje, sipas tij, me Artan, Moisi dhe Florian Habilaj është ajo e njohur tashmë si kushërinj të largët të cilëve ish-minsitri i Brendshëm iu ka shitur automjetin e tij tip “Audi”. Ish-ministri i Brendshëm u pyet sot për 150 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rëndanga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi për akuzat e trafikut të drogës me grupin “Habilaj”.
Tahiri tha për mediat pas dëshmisë te Krimet e Rënda se bejeta e tij tashmë është me drejtësinë për të provuar pafajësinë, ndërsa është i gatshëm të hetohet për çdo akuzë.
Banda e drogës Habilaj, për të cilën drejtësia italiane kishte hetuar prej kohësh, drejtohej nga Moisi Habilaj, i cili është kushëri i largët i Tahirit. Italianët shkatërruan bandën e organizuar kriminale të përbërë nga shumë persona, ku përveç Moisi Habilajt u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë, si pjesë e këtij aktiviteti kriminal. /shqiptarja.com/