Më kanë krijuar përherë neveri injorantët zyrtarucë që marrin një post, kur krekosen me emrin e një zyrtari më të rëndësishëm. Duke u mburrur para vartësve me idenë se “kam mbeshtetje lart”! Martin Leka i RTSH-së ka zgjedhur Fugën.
“Më ka marrë Fuga në telefon, kemi folur plot 25 minuta”. ” Po vij nga kryeministria, isha te Fuga”. Ose kur do të largohet nga ambientet e RTSH-së dhe do t’u ikë njerēzve që e kërkojnë për një punë: “Nuk kam kohe se po më pret Fuga”.
Ky Fuga është drejtori i komunikimeve në kryeministri Endri Fuga, njeri i afërt i Ramës. Më e forta kur thotē në rrethe të ngushta: “Këtë e di se ma ka treguar Fuga”. Për shkak të një defekti që i shfaqet Martinit herë pas here në të folur, shqiptimi i “Fuga” herë dëgjohet “Huga”, herë “Kuga”, herë “Ruga”, herë “Dhuga” dhe herë “Thuga”.
Po më keq dhe me pasoja për seriozitetin e një institucioni si kryeministria është kur Martini punëson njerëz pa nevoje dhe për interesa të veta dhe thotë: Këtë e ka sjellë Thuga! Apo kur hoqi disa drejtorë dhe thoshte koridoreve: Është porosi e Dhugës! Apo për të mbyllur kanalet e RTSH-së: Ruga ka dhënë porosi të mbyllen kanalet dhe të prishim kontratën për champions league!
Herën e fundit u dëgjua të thotē:”Kuga ka folur me Ramën për të më zgjedhur drejtor të përgjithshēm”!! Gjithsesi urojmë që “Kuga”,”Ruga”,”Dhuga” dhe “Thuga” të jenë katër shokë imagjinarë të Martinit dhe Fuga i vërtetē të mos jetë përzier sidomos në emërimet që Martini ia faturon atij,se atëherë tragjikomedia duhet transferuar nga Radiotelevizioni në godinën e kryeministrisë! /Publikuar në Facebook nga Jetmir Shpuza, ish- drejtor i Transmetimeve Lokale në RTSH/