Autoriteti Kombetar i Ushqimit, ndermori sot një aksion në restorantin “Brazili”, në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, pas informacioneve që aty thereshin kafshë, veçanërisht të imëta.
Trupa inspektuese nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo Rajonale e AKU, e cila edhe në këto momente ndodhet në ambientet e restorantit, konstatoi 50 karkasa qingji në një dhomë frigoriferike, të pavulosura e pacertifikuara.
Për këtë arsye, AKU dyshon se kafshët thereshin në ambientet e restorantit. Në pjesën e pasme të restorantit në fjalë u konstatuan dhe ambientet ku mbaheshin të imëtat e gjalla, ndërsa administratori i subjektit nuk tregon vendin apo thertoren ku mund të jenë therur.
Bashkë më trupen e AKU, aty ndodhen edhe forcat e policisë dhe Antikrimit Ekonomik. Ndaj restorantit AKU do marrë masa administative. Ministria e Bujqesise ka kerkuar qe te vazhdoje kontrolli intensiv dhe te intensifikohen inspektimet, jo vetem ne thertore e dyqane mishi, por edhe ne restorante dhe çdo vend tjeter ku konsumohet ushqim.