Pak pasi grupi i Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin makabër në Las Vegas, ka ardhur edhe reagimi i FBI-së. FBI ka ‘përgënjeshtruar’ deklaratën e tyre duke thënë se asnjë lidhje nuk të çon tek terroristët. “Agresori që vrau mbi 58 persona mbrëmë në festivalin e muzikës në Las Vegas “nuk ka të bëjë me ISIS-in. Ne deri tani nuk kemi gjetur asnjë lidhje të sulmuesit me ISIS-in”. Në të njëjtën linjë foli edhe vëllai i sulmuesit i cili tha se Stephen nuk i përkiste ndonjë besimi fetar dhe se asnjëherë nuk kishte shfaqur interes për koleksionim armësh. /panorama/