Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Udine të Italisë ditën e sotme pasi një shqiptar ka therur me thikë gruan e tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku shqiptari ka masakruar me thikë gruan e tij e më pas ka telefonuar policinë. ‘Hajdeni sepse kam vrarë gruan time’, mësohet se kanë qenë fjalët e shqiptarit të thëna në telefon për policinë.
Ngjarja bëhet edhe më e rendë pasi krimi ka ndodhur në sytë e fëmijët 8 vjeç të çiftit.
Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm. Autor i këtij krimi të rëndë është një 37-vjeçar emigrant shqiptar, ndërsa viktima është 30 vjeçe.
Shqiptari është vënë në pranga, ndërsa fëmija është marrë nga shërbimet sociale dhe psikologia për shkak të gjendjes së tij të rënduar.