Pas bukës që kishte ngjyrues, në pah doli edhe një tjetër skandal. Ai i djathit që përmban niseshte, por konsumimi i tyre nuk na kushton vetëm para, por edhe shëndetin.
Përqindja e lartë e niseshtesë në djathë, shkakton probleme serioze tek personat të cilët janë të prekur nga diabeti. Sipas mjekut Ramazan Buçi, niseshteja në organizmin e njeriut konvertohet në glukozë.
Ai u shpreh për Top Channel:
“Amidoni me futjen në organizëm kalon në disa faza. Zbërthehet në maltozë, desktrozë dhe në fund në glukozë. Shtimi i amidonit në ushqime mund të shkaktojë çrregullim, rritje të glukozës në gjak, domëthënë hiperglicemi, e cila tek diabetikët mund të shkaktojë një komplikacion shumë të rëndësishëm që është acidoza diabetike, që është hiperglicemi, një rritje tej mase e glukozës në organizëm. Dhe organizmi në mungesë të insulinës nuk e zbërthen dot dhe ndodh që prodhohen trupa ketonikë dhe lëndë të tjera të dëmshme për organizmin e njeriut të cilët shkaktojnë komën acido diabetike”
Çfarë është koma acidodianetike?
Është çrregullim i metabolizimit glukozës. Shkakton dëmë të rëndësishme në qoftë se ndodh në organizmin e diabetikëve.
Të tipit?
Shkakton deri në komë. Komë diabetike, e cila është gjendje terminale e organizmit dhe në qoftë se ndërhyhet pacienti vdes.