Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, tha se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, bizneset dhe ambientet e mbyllura, si dhe në rastet e pritjes në radhë.
Kuli tha se se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba.
E ftuar në emisioni “Repolitix” në Report Tv, mjekja Kuli tha se ky vendim do të behet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.
“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”, tha anëtarja e Komitetit teknik.