Mbështetes të opozitës në qytetin e Tropojës kanë prishur materialet zgjedhore në këtë bashki. Gjithcka ka ndodhur paraditen e kësaj të martë teksa një grup militantesh të opozitës kanë hyrë më forcë në Pallatine Kulturës në Bajram Curri , përcaktuar si vend për punën e KZAZ.
Ata kanë thyer xhamat dhe më pas kanë shqyer derën e këtij ambjenti duke u future brenda me d.hunë pasi fillimisht ishin përplasur me forcate e rendit. Simpatizantet e opozitës kanë prishur të gjitha materialet zgjedhore duke brohoritur në kor “Rama ik”, “S’ka zgjedhje pa opozitën”, “Rroftë PD” etj.
Kjo ngjarje e rëndë erdhi pasi bashkia e Bajram Currit që drejtohet nga opozita i kishte kërkuar KZAZ të lironte ambjentet e Pallatit të Kulturës duke zbatuar kështu dekretin e presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor.