Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, pritën sot në Aeroportin “Nënë Tereza” 10 mijë vaksina Sputnik V, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve.
Ministrja u shpreh se me rritjen e dozave të vaksinave po përgatitemi për lehtësim të masave në sezonin e verës.
“10 mijë dozat e vaksinës Sputnik, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë kanë mbërritur dhe do të shtrijmë edhe më gjerë vaksinimin.
Ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon, fakti që tashmë edhe ky donacion vjen dhe i bashkohet të gjithë sasisë së vaksinave tashmë disponibël, dhe po vijojnë të vaksinohen mësuesit, të moshuarit, dhe kështu do të shtrijmë edhe më gjerë vaksinimin me vaksinat e tjera që pritet të vijnë është një hap përpara në kilometrin e fundit drejt fitores.
Dhe padyshim do vijojmë për të siguruar më shumë vaksina që sa më shpejt të sigurojmë vaksinimin masiv të popullatës dhe të para përgatitemi për një verë më të lehtësuar dhe turizmin, që pritet që në muajit në vijim të ketë një lehtësim për arsye të fillimit të vaksinimit edhe për efektivitetin që këto vaksina sigurojnë.
Komiteti i Furnizimit dhe strukturat që merren me sigurinë e vaksinave e kanë dhënë të gjithë garancinë për vaksinat, për të cilat kemi prova që janë efektive dhe ofrojnë siguri”, tha Manastirliu.