Janë hapur dyerte e mortit në familjen Picaku që jeton në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Ndërkohë, ka mbërritur në Shqipëri, trupi i pajetë i Viktorian Picakut, i cili u vra më datë 2 gusht në Itali.
Viktorian Picakut ka mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Kanë qenë familjarët dhe të afërmit e 24-vjeçarit të cilët kanë marrë trupin e Viktorit.
I riu shqiptar u vra në sheshin Abazzia në Bari të Italisë me 2 plumba, një në kokë dhe një në mushkëri, pasi kishte mbrojtur një vajzë. Picaku ndërroi jetë menjëherë pas të shtënave, ndërsa në momentin e sulmit me të ishte edhe vëllai i tij.
Dy autorët e dyshuar që vranë të riun shqiptar janë vetëdorëzuar 24 orë pas ngjarjes në polici. /DurresLajm.com/