Nisin zyrtarisht procedurat për ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia, i cili cilësohet si dëshmitari kyç në vrasjen e Azem Hajdarit 20 vite më parë.
Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë ka mbërritur në ambasadën shqiptare në Ankara dhe pritet që t’u dorëzohet autoriteteve turke. Në shkresë theksohet përshpejtimi i procedurave në një kohë sa më të shpejtë.
Pritet që autoritetete turke të vendosin për këtë kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa vetë Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë, ka kërkuar që të ekstradohet dhe të përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare.