Një i ri shqiptar, i cili mbërriti në Britani pak vite më parë, ka fituar të drejtën e qëndrimit në vend. Stiven Bregu, 18 vjeç sipas Daily Mail, shpëtoi nga d.huna në Shqipëri ku u lind dhe udhëtoi ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pesë vjet më parë.
Ai u braktis nga t.rafikantët e qenieve njerëzore që e dërguan në Mbretërinë e Bashkuar, duke e braktisur në Keynsham, Somerset, ku nuk dinte anglisht si dhe nuk kishte para.
Stiven u mor nga një familje në Bristol dhe u regjistrua në Shkollën St Mary’s Redcliffe. Pavarësisht sukseseve në shkollë, atij iu tha se do të dëbohej pasi të mbushte 18 vjeç.
Familja e tij kujdestare, miqtë dhe vendasit në Bristol u mblodhën për të mbajtur Stiven në vend dhe pas mbledhjes së 100,000 nënshkrimeve në një peticion, atij iu dha e drejta për të qëndruar në vend.
Peticioni për të ndaluar ekstradimin e tij mori mijëra nënshkrime pasi çështja e tij i theksua në mes të qershorit.
Në ditën kur mbaroi provimin e fundit në nivelin A, ai tregoi përshtatjen ndaj jetës në Bristol, përpara se të bëhej anëtar kryesor i komunitetit në Totterdown dhe në Shkollën St Mary Redcliffe.
Ai u bë mentor i nxënësve të rinj dhe fitoi mbështetjen e kryetarit të bashkisë Marvin Rees pasi mori pjesë në një Program të Udhëheqjes së Qytetit.
Stiven e mësoi shumë shpejt gjuhën dhe arriti rezultate të larta në shkollë veçanërisht në Matematikë.
Ai tha se dëshironte të qëndronte në Bristol, ku fitoi një praktikë prestigjioze në një firmë të lartë të administrimit të pasurisë.
Por Zyra e Brendshme tha që e drejta e tij për të qëndruar si një fëmijë i pashoqëruar kishte mbaruar kur ai mbush 18 vjeç dhe mbaroi arsimin me kohë të plotë – duke i mohuar atij të drejtën e qëndrimit kur ai aplikoi.
I mbështetur nga miqtë, familja kujdestare dhe mësuesit e tij, Stiven apeloi vendimin dhe mori pjesë në një seancë në Newport javën e kaluar.