Pedagogët do t’i rikthehen sërish protestave. E para për këtë vit do të mbahet të mërkurën e 22 shkurtit.
Kjo u lajmërua nga drejtuesit e Sindikatës se Pedagogëve pas thellimit të krizës në universitete dhe mos plotesimit të kërkesave të tyre siç janë rritja e pagës dhe përmirësimi i kushteve të punës.
Ish- rektori Universiteit të Shkodres Adem Bekteshi thote se mbështet kërkesat e ngrituara nga Sindikata e Pedagogëve ndërsa shton se pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” do të jenë pjesë e protestave.
Ndërkohe emigracioni i lartë që ka përfshirë vendin po ndikon edhe numrin e ulët të studentëve në Universitetin e Shkodrës megjithatë Bekteshi thekson se prurja e gjatë këtyre viteve është stabilizuar pasi raporti qëndrim dhe ikje jashtë vendit është balancuar disi.
Ashtu si shumë universitetë në vendin tonë edhe ai i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka pasur një tkurrje të numrit të studentëve gjatë viteve të fundit kjo si rezultat i rritjes së mesatares së pranimit gjithashtu edhe ë largimit të të rinjve jashtë vendit.