Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar pas manifestimit të thirrur nga Presidenti Meta, i cili në një moment ngre lart e valëvit edhe flamurin amerikan. Me një shënim në Tuiter, ambasadorja shkruan se është befasuar kur ka parë flamurin e SHBA dhe se ata mbështesin të drejtën e protestës paqësore. Kim ka sqaruar se pavarësisht kësaj, SHBA nuk ka asnjë lidhje me manifestimin e sotëm.
“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështet të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruan ambasadorja e SHBA.