Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka njoftuar sot për mbledhjen e tij të fundit për vitin 2020. Është mbledhja e fundit por mund të konsiderohet edhe më e rëndësishmja për të gjithë vitin që po mbyllet. Pasi është shqyrtuar në mbledhjet e komisioneve të perhershme, sot Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë projektbuxhetin për vitin 2021.
Pa diskutim, është vendimi më i rëndësishëm për Shkodrën e shkodranët. Sot pritet të mësohet se ku do të shtroihen investimet dhe sherbimet në territorin e Bashkisë së Shkodrës për vitin 2021, cilat do të jenë objektivat por edhe prioritetet pasi lamë pas një vit mjaft të vështirë siç ishte 2020.
Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka parashikuar në mbledhjen e tij edhe mjat pika të tjera të rëndësishme për shqyrtim e miratim, siç janë tituj e nderit për personalitete të njohura, siç është “bababi i gazetarisë shqiptare”, shkodrani Hamit Boriçi, i cili pritet të marrë titullin “Mirënjohje” e Shkodrës.
Më poshtë, mund të shikoni rendin e ditës së Këshillit Bashkiak për mbledhjen e fundit të vitit 2020, e cila për shkak të pandemisë do të zhvillohet online, duke nisur nga ora 17.00. /ShkodraWeb Media/