Pas thuajse 4 oresh diskutimi, Keshilli i Bashkise Shkoder ne mbledhjen e saj online ka miratuar me 34 vota pro dhe 1 vota kunder buxhetin e Bashkise Shkoder per vitin 2021 dhe atë afatmesëm 2021- 2032.
Ne kete mbledhje, keshilltaret kane parashtruar kerkesat e tyre te cilat jane diskutuar më parë edhe ne komisionet respektive nderkohe qe Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi ka parashtruar edhe investimet e parashikuara për vitin 2021.
Ajo qe ka qene me rendesi ne fushen e sportit ka patur te beje edhe me miratimin e fondit qe do te shkoje per sportin dhe ketu behet fjale si per klubin e futbollit Vllaznia, ashtu edhe ate shumesportesh. Mësohet se buxheti i caktuar për Vllazninë e futbollit do të jetë 44.000.000 lekë të reja, ndërsa futbollit të femrave do ti akordohet një shtesë 1 milion lekë të reja më shumë se një vit më parë.
Kjo do te thote se tashme edhe ndonje problem financiar qe ka patur te beje me vonesat e rrogave tek Vllaznia, do te zgjidhet me t’u miratuar buxheti edhe nga ana e Prefektes dhe me pas do te nise levrimi i tij.