Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra zhvilloi në Boston më 17 Mars 2024 një mbledhje të përbashkët mes Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës. Pas himneve kombëtare amerikane dhe shqiptare, Kryetari i Këshillit Kolec Ndoja, bëri apelin e të pranishmëve dhe delegimeve. Ai kërkoi plotësimin e vendeve të sekretarit dhe nënkryetarit për të drejtuar punimet . Pasi u votuan Dr. At Teofan Koja (nënkryetar) dhe Ylli Dosku (sekretar), z. Ndoja u shpalosi të pranishmëve (sallë dhe zoom) rendin e ditës, ku pjesëmarrësit u dakorduan.
Z. Ndoja i dha fjalën Kryetarit të Vatrës z. Elmi Berisha, i cili bëri një ekspoze të arritjeve të Vatrës në vitet e fundit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ndër të tjera tha: “Ku ishim, ku jemi dhe ku pretendojmë të shkojmë si Vatër dhe komunitet shqiptar në Amerikë ? Fjalimi i Kryetarit Berisha dhe ilustrimi i fotoreporterit Dritan Haxhia, me një dokumentar të përgatitur nga faqet e Gazetës Dielli dhe fotot e evenimenteve historike të dy viteve, u duartrokit shumë ngrohtë nga të pranishmit.
Një pasqyrë të punës për pregatitjen dhe regjistrimin e Kanunores Re, foli Dr. Pashko Camaj, i cili menaxhoi në mënyrë profesionale lidhjen me të pranishmit në zoom: Dr. Dritan Demiraj , Mirela Kanini, Dr. Iris Halili, Dr. Paulin Marku , Sokol Paja , Nesti Nika , Gëzim Nika, Ndrek Tonaj, Viktor Popaj. Dr. Pashko, e quan Kanunoren “Bibla e Vatrës” dhe pas kësaj i dha fjalën, Bashkim Musabelliut, respektivisht , shefi juridik i Vatrës. (Dr. At Theofan Koja , bëri një ndërhyrje teknike në drejtimin e votimit të Sekretarit Pashko Camaj, i cili u votua unanimisht). Fjala e Bashkim Busabelliu, ishte e shtruar, e kujdesshme . Ai shpjegon rrugën e gjatë të sistemimit dhe axhustimit Kanunores së Re… Hapësirat , rregullat dhe shkeljet e ligjeve. Ai u shpjegoi pjesëmarrësve se tabani i Kanunores vjetër nuk është prekur.
Dr. Elmi Berisha kërkoi përsëri fjalën duke u kërkuar anëtarëve të Këshillit votbesimin e tij… Ai ndër të tjera u shpreh: “Edhe pse jam shumë i sigurtë që kolegët që kemi punuar katër vite nuk do te jenë të lumtur me këtë veprim, them se mjegulla artificiale duhet me u largu prej vetes. Pra me qenë mirë me Zotin, me vetveten, me kombin , me familjen dhe me përgjegjësinë time civile, unë sot kërkoj votëbesimin tuaj!”. Dhe pse Kanunorja e thotë prerë që “vetëm Kuvendi ka të drejtë shkarkimin e Kryetarit të Vatrës”, Berisha kërkoi votbesim prej shkakut të baltës, shpifjeve të disa gjoja anëtarëve, të cilët janë të përjashtuar, ose që në vite nuk kanë paguar koutizacionin, ku automatikisht skualifikohen si anëtarë të organizatës. Megjithatë , z.Berisha, kërkoi votëbesimin në mënyrë morale. Akti i tij, sjell një kulturë të re demokratike, sjell përgjegjësi lidershipi dhe vizion. Rivotimi rikonfirmoi unanimisht kryetar Dr. Elmi Berisha.
Arkëtari Besim Malota dha një pasqyrë të detajuar mbi financat e Vatrës. Raporti i Arkëtarit fillon me 1 Mars 2022 deri në Mars 2024 , duke sjellur ledger book (gjitha rekordet) dhe raportet e të gjitha raportet pagesave mujore . Po ashtu, ai raportoi pagesat e gjitha Degëve të Vatrës në Amerikë.
Një përmbledhje të shkurtër bëri dhe Drejtori i Degëve z.Mond Rakaj, duke sjellur në vëmendje Degët e reja.
Të gjithë pjesëmarrësit diskutuan dhe dhanë mendimet e tyre për mbarëvajtjen e organizatës, Kolec Ndoja (Kryetar) , Dr. At Theofan Koja , (Nenkryetar), Ylli Dosku(Sekretar), Prof. Thanas Gjika, Isuf Spahia, Endri Filipi, Toni Suafaj, Adem Melellari , Gjokë Deçkaj, Drita Vushaj, Angjelina Nika, Eduard Aranitasi,Anton Raja, Flamur Vezaj, Mirela Kanini, Ndrek Tona, Iris Halili, Nesti Nika, Effi Qeleshi, Mentor Maksutaj, Subi Cako, Bardh Tomaj, Dritan Haxhia, Astrin Gjonpali.
Kryesia: Elmi Berisha, Alfons Grishaj, Pashko Camaj, Besim Malota, Mondi Rakaj, Dritan Demiraj, Bashkim Musabelliu , Ilir Cubi, Paulin Marku, Tasim Ruko, David Balaj, Paulin Mrnaçaj.
Pas shumë diskutimeve, ideve dhe debateve demokratike, Këshilli i Vatrës mori këto vendime:
1.U votëbesua unanimisht kryetari i Vatrës, kryesia dhe strukturat drejtuese të Vatrës
2.U votëbesuan unanimisht Këshilli i Vatrës, strukturat drejtuese: Kryetari Kolec Ndoja, Nënkryetari At Theofan Koja, Sekretari i Këshillit të Vatrës Ylli Dosku dhe Këshilltarët e rinj: Anton Raja, Subi Cako, Flamur Vezaj, Dritan Haxhia, Orest Cipa, Bardh Tomaj, Rafael Floqi, Endri Filipi.
3. Këshilli i Vatrës autorizoi Drejtorin e Degëve të Vatrës z.Mondi Rakaj që të marrë në shqyrtim listat dhe të rakordojë me Degët e Vatrës që kanë pasur probleme me organizimin, pagesat, zgjedhjet, dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Federatën Vatra.
4.Me propozim të kryetarit të Vatrës, u votua unanimisht që z.Idriz Lamaj ti hiqej përjashtimi nga Vatra. Të përjashtuarit me votë absolute nga Këshilli i Vatrës VL, AM, MM dhe NV që gjenden në procese gjyqësore me Vatrën i lihen në dorë drejtësisë amerikane për të thënë fjalën e saj. Të përjashtuarit me votë absolute nga Këshilli i Vatrës RM, PQ, MO ti drejtohen Këshillit të Ankesave për shqyrtim të pretendimeve të tyre dhe kërkesës për falje.
5. Z.Ilir Cubi u votua unanimisht si zv. Arkëtar i Vatrës
6. Këshilli i Vatrës unanimisht i dha 30 ditë kohë Degës Manhattan Branch që të riorganizohet me zgjedhje të reja të degës dhe të paraqesë në Këshillin e Ankesave: Dokumentacionin e plotë, listë pagesat, nënshkrimin e marrëveshjes me Vatrën dhe çdo detyrim tjetër si degë ndaj Federatës Vatra.
7. U miratua unanimisht rezoluta e paraqitur nga dega e Vatrës Ridgewood që Vatra t’u kërkojë institucioneve shqiptare, që të bëjnë të mundur votën e diasporës shqiptare, rezoluta u lexua nga Ylli Dosku.
8- U miratua unanimisht nga Këshilli i Vatrës raporti financiar i paraqitur nga arkëtari Besim Malota.
9- Këshilli i Vatrës miratoi unanimisht Komisionet që do të ndihmojnë Kryesinë dhe Këshillin e Vatrës në mbarëvajtjen e veprimtarisë së Federatës Vatra:
1. KOMISIONI I ANKESAVE/KËRKESAVE
Pashko Camaj
Drita Vushaj
Subi Cako
Efi Qeleshi
Toni Sufaj
2. KOMISIONI I MBROJTJES KOMBËTARE
Dritan Demiraj
Paulin Mernaçaj
Eduard Arianitasi
Enri Filipi
Sabi Cako
3. KOMISIONI I FINANCAVE
Besim Malota
Ilir Cubi
Theofan Koja
Mondi Rakaj
4. KOMISIONI I LIGJEVE DHE RREGULLORES
Bashkim Musabelliu
Mehmet Kadria
Kujtim Porja
Mentor Maksutaj
Flamur Vezaj
5. KOMISIONI I DIASPORËS
Pashko Camaj
Isuf Spahiu
Anton Raja
Endri Filipi
Tasim Ruko
6. KOMISIONI I TITUJVE TË NDERIT
Alfons Grishaj
Mondi Rakaj
Mirela Kanini
Iris Halili
Nesti Nikaj
7. KOMISIONI I GJUHËS DHE KULTURËS
Gezim Nika
Thanas Gjika
Angjelina Nika
Iris Halili
Dritan Haxhia