Gazetarja e kronikës Keti Banushi ka zbuluar detaje nga hetimet e kryera në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
E ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Banushi tha se burime nga policia kanë deklaruar se telefoni i Martinajt ka pulsuar jashtë Shqipërisë.
Ajo nënvizoi se këto nuk janë informacione të konfirmuara zyrtarisht, por aludohet se kanë nxitur organet ligjzbatuese të jenë vënë në aksion për hetimin e një inskenimi të zhdukjes.
“U tha fillimisht, por jo në kuadër të konfirmuar nga policia se telefoni i tij ka pulsuar jashtë Shqipërisë dhe kjo ngriti dyshimin që mund të jetë gjallë. Kjo ka ndryshuar qasjen e prokurorisë dhe u dyshua për një inskenim të zhdukjes nga ana e Vis Martinaj.
Nuk them që të gjitha këto janë të vërteta, i kemi me burime dhe nuk është se janë informacione të konfirmuara zyrtarisht. Është një çështje që mbahet shumë hermetike dhe askush nuk jep informacion dhe ne duhet të flasim në bazë të indormacioneve që kemi me burime”, tha gazetarja.