Pas Ardit Hoxhajt dhe Aleksandër Isaevskit, Vllaznia ka bërë një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran Enes Isufi, i cili rikthehet te kuqeblutë, pas aventurës me Luftëtarin dhe Skënderbeun.
20-vjeçari ka hedhur firmën në kontratë pak minuta më parë, duke bindur drejtuesit që të besojnë tek ai. Isufi shihet si një futbollist premtues për të ardhmen.
Kujtojmë që futbollisti shkodran është gjithashtu edhe pjesë e ekipeve kombëtare te moshave. Ai do të luftojnë për një vend titullari te skuadra e Vllaznisë, duke rivalizuar me shokët e repartit difensiv.