Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, këtë verë do të largohet nga Napoli, por Aurelio De Laurentis, nuk ka ndërmend ta lëshojë lojtarin, pa një shifër të majme.
“Radio Kiss Kiss”, bën me dije se Atletiko e Madridit, ka dhënë një ofertë për Hysajn, e cila është refuzuar menjëherë nga klubi “partenopei”, për shak se nuk përmbushte pritshmëritë e klubit.
Siç raporton kjo media shqiptari do të ndjekë Sarrin te Juventusi ose te Çelsi, në rast se tekniku italian do të qëndrojë në Londër.
Nuk do të ishte çudi që të një tjetër lojtar pas Higuainit të largohej nga Napoli te Juventusi.