Nga dita e sotme, nis punën Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër Sh.A duke marrë funksionet e 5 ndërmarrjeve aktuale që ofronin këtë sherbim në kuadër të po kaq bashkive të Qarkut Shkodër.
E fundit që iu bashkua kësaj shoqërie aksionare ishte Bashkia e Shkodrës, e cila zotëron 36,66% të aksioneve, e dyta pas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës që ka 51% të aksioneve, përcjell ShkodraWeb.
Pjesëmarrëse në shoqëri aksionare jane edhe Bashkia Malësi e Madhe me 6,39%, Bashkia Pukë me 2,19%, Bashkia Vau Dejës me 3,23% dhe bashkia Fushë Arrëz me më pas se 1% aksione.
Në QKB rezulton se kjo shoqëri aksionare i ka zyrat në Linaj- Gruemirë të Malësisë së Madhe por në fakt do ti ketë tek ndërtesa e UKSH në Shkodër, ku është vendosur administrata prej rreth 1 muaji, raporton ShkodraWeb.
Pavrësisht se në QKB Ujësjellës- Kanalizime Shkodër sh.a. vijon të jetë aktive, ajo praktikisht ka pushuar së ekzistuari. Ndërkohë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër Sh.A funksionon me dy nivele, ku anëtar të Këshillit Mbikqyrës janë: Besjana Kuçi, Nertila Hajdëri, Fjoralba Jahupi, Flauers Shoshi, Elvis Preçi, Morena Mehmetaj, Altin Rrukaj dhe administrator Mark Molla.
Prej kohësh tashmë, janë prezantuar logoja e re dhe sigla zyrtare e ndërmarrjes, fillimisht në rrjetet sociale të UKSH sh.a., e cila duket se do të jetë “trashëgimtare” e Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër Sh.A. /ShkodraWeb/