Java e 10-të e Superiores ka hapur një kapitull të ri sa i përket garës për titull pasi Kukësi ka hyrë zyrtarisht në garë për kampionatin.
Kjo pas dy hapat fals të Tiranës, i kanë lejuar verilindorëve të ngushtojnë diferencën në vetëm 1 pikë, nga 6 që ishte dy javë më parë. Dhe Vllaznia ka fituar ndjeshëm terren duke shkuar -5 nga kreu pas dy fitoreve të fundit në kampionat.
Në vendnumëro ka ngelur Teuta, që rrezikohet nga Dinamo. Blutë mposhtën 1-0 Kastriotin dhe ngjiten në vendin e 5-të me 13 pikë. Partizani zbret në vendin e gjashtë në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Laçi që është një vend më poshtë.
Ndërkohë, Egnatia hyn në zonën e kuqe, duke grumbulluar vetëm 11 pikë pas 10 javësh. Situata mbetet e pandryshuar në fundin e tabelës ku Skënderbeu dhe Kastrioti mbyllin renditjen.
Java e 10-të/ Rezultatet
Të premten
Partizani-Teuta 2-1
90’ (p) Zhunior, 90’+6’ Cara / 26’ Gjorgiev
Të shtunën
Skënderbeu-Tirana 0-0
Vllaznia-Laçi 1-0
49’ Da Silva
SOT
Dinamo-1-0
66’ Ibraimi
Kukësi-Egnatia 2-0
53’ Edi Basha, 84’ Milunoviç