Mbreme ne oren 24:00 eshte mbyllur merkatoja e futbollit shqiptar dhe drejtuesit e te gjithe ekipeve u munduan te bejne levizjet e fundit per te sjelle edhe ndonje perforcim te mundshem. Edhe Vllaznia ne fakt e ka bere nje levizje te oreve te fundit.
Mesohet se drejtuesit kuqeblu kane arritur te marrin nje sulmues afrikan, Edlin Randy Essang Matouti, eshte 21 vjeç dhe konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme.
Klubi Vllaznia ka arritur ta federoje ate brenda afatit perfundimtar te merkatos dhe nderkohe sulmuesi pritet te bashkohet me ekipin ne ditet e ardhshme. Kesisoj, shkodranet e bene realitet edhe ate se çfare kishin premtuar, sjelljen e nje tjeter lojtari per repartin ofensiv per te qene alternative e Balajt.
Ne fakt edhe vete trajneri Brdariç tha se mund te kishte nje suprize te oreve te fundit dhe keshtu ka ndodhur teksa Vllaznia ka firmosur me nje sulmues afrikan.
Kush është Edlin Randy Essang Matouti (21 vjeç)
21 ndeshje – 1 gol me JS KABYLIE ne Algjeri
Kishte kontratë deri në vitin 2027 me ekipin algjerian por e nxoren jashtë ekipit sepse nuk hynte ne planet e tyne si perfundim transferohet te Vllaznia në diten e fundit të merkatos.