Gjykata Kushtetuese ka mbyllur sesionin për këtë vit pune dhe do të rikthehet në shtator. Kjo do të thotë se dosjet e nxehta si shkarkimi i Presidenti Ilir Meta dhe vendimi për zgjedhjet lokale do të merren në javën e dytë të shtatorit.
Më herët, me 104 vota pro Kuvendi miratoi më 9 qershor raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese. Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan. Tashmë fati i Presidentit është në dorë të Kushtetueses.
Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të 2019 dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion. Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në emër të shoqatës së bashkive ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet.