Më datë 22.07.2018, ora 13:30, jemi njoftuar se në Plazhë Velipojë, Shkodër, në vendin e quajtur Vilun, në det, është mbytur shtetasi E. P. 29 vjeç, banues në fshatin Shirq, Shkodër, edhe pse është dhënë ndihma e parë nga personeli mjeksorë i plazhit Velipojë, nuk ka mbijetuar.
Nga informacionet e para mesohet se shtetasi E. P. ka hyrë për të shpëtuar të fejuarën, e cila nuk ka rrezik për jetën, por ai vetë nuk ka mundur të dalë.
Mbytja ka ndodhur në zonën e sigurisë, pasi dhe deti ka qënë i trazuar dhe me dallgë.