Ish- deputetja e PD-së Shkodër Izmira Ulqinaku ka denoncuar sot trajtimin që i bëhet qytetarëve nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Shkodër. Duke publikuar edhe dy foto nga situata para këtyre zyrave, Ulqinaku e konsideron çnjerëzor trajtimin që i bëhet taksapaguesve. Ajo shprehet se Edi Rama ka injektuar papërgjegjshmëri deri te hallka më e e fundit e administratës publike.
PUBLIKIMI I IZMIRA ULQINAKUT
Edi Rama ka injektuar papërgjegjshmërinë deri te hallka më e fundit e administratës publike.
Shikoni sesi Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Shkodër vepron me qytetarët. Në mënyrë çnjerzore lihen në shi taksapaguesit, pa asnjë përgjigje të saktë, por me arrogancën e Rilindjes justifikohen sikur nuk punon sistemi. Ka një jave që qytetarët kërkojnë të shlyejnë taksat e automjeteve, por pa përgjigje.
Pandemia duhet t’i kishte zbutur e t’i kishte bërë më njerëzorë militantët e Edi Ramës, të punësuar tashmë në administratë, por realiteti tregon të kundërten. Situata është çdo ditë e më keq në Qarkun Shkodër, prandaj 25 Prilli do jetë dita e madhe e lirisë dhe e së drejtës.