Në perëndim të 3 dhjetorit kthejini kurrizin Diellit dhe shihni të vetmen Superhënë të vitit, teksa ngjitet në horizont. Do të jetë një Hënë e plotë që koençidon me momentin në të cilin sateliti jonë natyror gjendet në pikën më të afërt me Tokën. Kjo do ta bëjë që të duket më e madhe se zakonisht, rreth 7%, dhe më e ndriçuar.
Një diferencë kjo që është e vështirë për tu dalluar me sy të lirë, por që vlen ta fiksosh me një aparat fotografik dhe ndoshta ta krahasosh me një Hënë të plotë ‘normale’.