Kandidati për kryetar i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka uruar sot arqipeshkvin e Shkodër- Pult, imzot Angelo Massafra, me rastin e festës së Pashkëve.
I shoqërëuar nga bashkëshortja Fitore, Beci ka përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët katolikë tek imzot Massafra, si kreu i Kishës Katolike në Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Në një publikim në faqen zyrtare në Facebook, Benet Beci publikon edhe disa foto, duke i shoqëruar edhe me një mesazh:
“Me Fitoren, bashkëshorten time, ishim për një vizitë në Arqipeshkvinë e Shkodrës për të uruar nga afër Imzot Angelo Massafran. Më pas në familjen e Paulin Ndojës. Faleminderit për mikpritjen! Gëzuar Pashkët sot e për shumë mot!”, shkruan në publikimin e tij Benet Beci.